Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, të lënduarit dërgohen në spital

Mesnatën e djeshme, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Konkretisht, mësohet se pranë urës së Kardhiqit është përplasur një mjet tip “Volksvagen-Golf”, me një autoveturë të tipit “Mercedes-Benz”.

Të lënduarit janë dërguar pranë urgjencës së spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Policia dhe zjarrfikësja, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.


Shtuar 29.01.2024 07:54