Vetëvritet në zyrën e tij nënkomisari i policisë së Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

Nënkomisari i policisë së Durrësit, Arben Pjeçi është vetëvrarë.

Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.

Mësohet se Pjeçi, prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra ./albeu.com


Shtuar 25.01.2024 17:30