Meri Shehu bën një thirrje publike për ish-partnerët e saj (VIDEO)

Astrologia Meri Shehu, është përfshirë në shumë debate me banorët e “Big Brother Vip”, duke krijuar një zhurmë të madhe në rrjete.

Së fundmi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të përfshijë banorët për të diskutuar për një temë mjaft delikate, “Të ruash marrëdhënien me ish-in”.

Ndërkohë që banorët janë ndarë në grupe per këtë “talk show”, si prezantuese e tij është zgjedhur Meri Shehu.

Teksa ka qenë duke prezantuar programin, Meri ka nisur menjëherë me një thirrje publike për ish-partnerët e saj, duke i ftuar që të rikthehen tek ajo.

“Më dëgjoni, më shikoni, ju ish-at e mi, ku jeni, kthehuni tek unë”, ka thënë Meri, duke shkaktuar pafund të qeshura tek banorët.

 


Shtuar 19.01.2024 10:28