Këngëtari i njohur Bardhi, ishte një ndër banorët e konfirmuar për të qenë pjesë e Big Brother Vip. Mirëpo me nisjen e programit, u vu re se ai nuk ishte pjesë.
Asgjë nuk është konfirmuar prej tij, sakaq nëpër mediat rozë përflitet sesi qëndron e vërteta. Lajmin për të qenë pjesë e ‘BBV3’ e dha vetë ai, gjatë një koncerti që zhvilloi në kryeqytet, dhe siç duket kjo gjë e ka penalizuar atë.
Kjo pasi ajo çfarë Bardhi ka deklaruar bie ndesh me rregulloren e programit ku banorët nuk duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ende pa nisur ‘BBV’.
Ndoshta në ditët në vazhdim do të zbulojmë diçka më të detajuar.