VIDEO / Lewandowski i jep “Katalanasve” avantazhin në “KSU Stadium”

Pjesa e dytë duket se ka nisur me shumë vrull, nga “Katalanasit” e Barcelona, teksa në minutën e 58′-të kanë arritur të gjejnë golin e parë të sfidës, në gjysmë-finalen e Superkupës së Spanjës, që po zhvillohet, në “KSU Stadium” të Rijadit.

Një aksion perfekt i djemve të teknikut, Xavi është finalizuar më së miri nga “bomberi” polak, Robert Lewandowski, i cili pasi merr një pasim fantastik, nga “fantazisti” gjerman, Ilkay Gundogan dërgon topin në rrjetën e kundërshtareve. Rezultati shkon në 1 me 0. /abcnews.al


Shtuar 11.01.2024 21:12