Tottenhami prezanton Radu Dragusin

Tottenhami ka zyrtarizuar blerjen e Radu Dragusin nga Genoa, me lojtarin që ka nënshkruar deri në vitin 2030.

I riu në Itali fillimisht ishte bashkuar me Juventusin në vitin 2018, ku në 17-vjeçare bëri debutimin në futbollin profesional.

Çmimi për të cilën palët kanë rënë dakord është 30 milionë euro, një shumë prej të cilës do të përfitojë edhe Juventusi që ka ruajtur një pjesë të kartonit nga shitja e tij.

Juventusi e kishte huazuar te Sampdoria dhe Frosinone, para se ta dërgonte te Genoa.

Ai në Tottenham do të bashkohet me dyshen Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski që ka luajtur te Juventusi. /Telegrafi/


Shtuar 11.01.2024 21:27