Dortmundi bën goditjen e radhës në merkato, vjen në huazim shoku i Brojës

Dortmundi ka kryer goditjen e radhës në merkaton e dimrit, me verdhezinjtë që kanë huazuar talentin e Çelsit, Ian Matsen.

Holandezi 21-vjeçar, i cili mund të luajë në çdo pozicion në krahun e majtë të fushës, do të rinovojë me “Blutë” deri në vitin 2027.

Ai do të huazohet këtë merkato te Dortmundi, teksa ditën e sotme pritet të kryejë vizitat mjekësore. /panoramasport/


Shtuar 9.01.2024 19:12