Kryeministrja franceze Élisabeth Borne jep dorëheqjen

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka dhënë dorëheqjen, tha presidenca franceze të hënën, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron kërkon t’i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe Olimpiadës së Parisit këtë verë.

Ndryshimi në kryeministri vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve dhe ligjet e emigracionit, raportojnë mediat franceze.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e Macron është pas lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth tetë deri në dhjetë pikë për zgjedhjet e qershorit për BE.


Shtuar 8.01.2024 18:52