Kjo është trashësia e dëborës në Mashkullorë, ngecin edhe mjetet e larta

Dje në zonën e Mashkullorës për shkak të dëborës së madhe u bllokuan në tentativë për të kaluar në drejtim të Korçës dy mjete(xhipa).

Rreshjet intensive në majën e mashkullores tashmë prej dy ditësh kanë rritur trashësinë e dëborës në mbi 60 cm duke bërë që banorët të hasin problematika sa i përket qarkullimit. Sipas informacioneve nga banorët njëri prej xhipave rrëshqiti në dëborë ndërsa tjetri nuk mundi të depërtojë duke bërë që të dyja mjetet të mbeteshin në mes të dëborës

Të dyja mjetet kanë qenë të mbushura me pasagjerë(familjarë) por që kanë arritur të shpëtojnë pa u lënduar dhe janë kthyer mbrapsht në fshatin Panarit. Ditën e sotme në terren kanë shkuar dy fadroma që kanë bërë të mundur zhbllokimin e mjeteve dhe rrugën.


Shtuar 8.01.2024 18:21