Pochettino kërkon një mbrojtës, Chelsea i “qepet” pas titullarit të Bilbaos

Chelsea është rikthyer te rezultatet pozitive nbë kampionat, ndërsa aktualisht ndodhet në vendine 10-të në klasifikim me 28 pikë. “Blutë” janë shumë larg pritshëmrive dhe për këtë Maurichio Pochettino kërkon përforcime.

Një nga repartet ku ka kërkuar ndërhyrje është mbrojtja. Për t’ia plotësuar këtë dëshirë argjentinasit, drejtuesit i janë vënë pas titullarit të Atletico Bilbaos. Bëhet fjalë për Aitor Paredes, i cili po bën paraqitje fantastike me skuadrën spanjolle.

Anglezët janë gati të ofrojnë 20 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit. Aitor Paredes ka luajtur 19 ndeshje në këtë sezon të La Liga. /newsport.al/


Shtuar 8.01.2024 18:56