Jesse Lingard në Barcelonë – ylli anglez lidhet me një transferim në Camp Nou

Ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard, i cili aktualisht është lojtar i lirë, është lidhur me një lëvizje shokuese te gjiganti evropian, Barcelona.

31-vjeçari ka qenë në kërkim të një ekipi të ri që kur kontrata e tij me Nottingham Forest skadoi verën e kaluar.

Mesfushori sulmues ka qenë duke u stërvitur vetë në Dubai për të mbajtur formën e tij fizike, me shpresën se një klub mund ta marr, dhe tani ai i është ‘ofruar’ Barcelonës, sipas mediumit spanjoll Sport.

Anglezi i njohur kishte prova në West Ham dhe Al-Ettifaq në Arabinë Saudite në fund të vitit 2023, por asnjë lëvizje nuk u realizua.

Pas këtyre pengesave, lajmi për një lëvizje te Barca duket fantastik, por Sport thotë se ish-reprezentuesi anglez e ka ‘vënë veten brenda mundësive’ të klubit dhe fakti se ai është lojtar i lirë përshtatet në buxhetin e tyre në lidhje me Fair Play Financiar, duke kërkuar më pak se 2 milionë euro për pjesën tjetër të sezonit.

Lingard duhet të pres tani për ekipin e ri me shpresë që Barcelona do të pranojë ta afrojë, ndërsa do të mbetet të stërvitet i vetëm në Dubai.

Ai ka qenë i lidhur me një lëvizje në një ekip të MLS. /Telegrafi/


Shtuar 7.01.2024 19:22