23-vjeçari përplas për vdekje 55-vjeçarin në Tiranë

Një 55-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në zonën e Saukut në Tiranë. Policia tha se një automjet drejtuar nga një 23-vjeçar përplasi për vdekjen 55-vjeçarin.

Policia e Tiranës në informacionin paraprak të saj bën me dije se:

“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia. Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh me pasojë vdekjen.


Shtuar 6.01.2024 22:00