Rasti ”Qyno”, reagon Safe Journalist Albania: I bëjmë thirrje gjykatës t’i japë përparësi mbrojtjes së burimeve gazetareske

Safe Journalist Albania ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë që lejon kqyrjen e banesës, vendit të punës të gazetarit Elton Qyno. Safe Journalist Albania i bën thirrje gjykatës që t’i japë përparësi mbrojtjes së burimeve gazetareske, thelbësore për lirinë e shtypit dhe demokracinë.

Reagimi i Safe Journalist Albania:

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë numër 501, që lejon këqyrjen e banesës, ndërtesës, vendit të punës dhe kontrollit personal të gazetarit Elton Qyno, është lënë në fuqi.

Apeli injoron hapur vendimin njehsues të Gjykatës së Lartë, miraton sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gazetarit Qyno

Këtë aktvendim e ka konfirmuar sot gjyqtarja e Apelit Danjela Shirka, e cila ka rrëzuar ankesën e gazetarit Qyno për revokimin e vendimit fillestar të marrë më 13 dhjetor 2023 nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.

Ne i bëjmë thirrje gjykatës që t’i japë përparësi mbrojtjes së burimeve gazetareske, thelbësore për lirinë e shtypit dhe demokracinë.


Shtuar 6.01.2024 15:39