Një automjeti iu vu flaka nga protestuesit përpara Kryeministrisë, ndërsa protesta e sotme vazhdon të shoqërohet me tensione dhe përballje të ashpra me policinë.
Pamjet e regjistruara në terren tregojnë se, përpara se ta digjte, një grup protestuesish e shtyu automjetin drejt rreshtimit të forcave policore përballë godinës së Kryeministrisë, duke synuar të çante kordonin.
Të lidhura
None found
Gjatë përplasjeve, protestuesit hodhën gurë ndaj efektivëve, duke i detyruar këta të fundit të zmbrapseshin disa metra.
Ndërsa hedhja e gurëve vazhdonte, policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës në sasi të madhe për të shpërndarë turmën.







