Përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Piramidës, shtohen forcat te Kryeministria

Protesta pranë Piramidës në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit janë vërsulur me vrap drejt efektivëve. Pak minuta më herët, policia kishte hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Pas rezistencës së protestuesve dhe hedhjes së gurëve e sendeve të forta, forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr, duke u përpjekur të mbrohen nga objektet që u hidheshin.

Të lidhura

None found

Zhvillimet e protestës po ndiqen edhe nga tarraca e Kryeministrisë. Aty janë vendosur efektivë me dylbi, si dhe një kamerë me rezolucion të lartë që filmon ngjarjet.

Ndërkaq, në zonën përreth Kryeministrisë është rritur numri i forcave të policisë, me më shumë efektivë në gatishmëri për të menaxhuar situatën.


Shtuar më 17.10.2026 17:30