Barcelonës i “falet” penalltia në minutat e fundit, katalanasit fitojnë me vështirësi

Barcelona ka fituar përballë Las Palmas në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në “Estadio de Gran Canaria”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të miqve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ku ishte El Haddadi që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 12’. Me fillimin e pjesës së dytë, Barcelona u bë më kërkuese teksa gjeti golin e barazimit në minutën e 56’ me anë të Ferran Torres. Ndërsa për golin e fitores mendoi Gundogan në minutën e 93’ të sfidës, ku gjermani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas ksaj fitoreje, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, ndërsa Las Plamas renditet e dhjeta në klasifikim me 25 pikë të grumbulluara.


Shtuar 5.01.2024 00:08

Tags: