Vusal Isgandarli nuk është më një lojtar i Egnatias. Sulmuesi nga Azerbajxhani prezantohet në Turqi tek ekipi i Boluspor të cilët kanë shpenzuar plot 150 mijë euro për të marrë kartonin e lojtarit nga rrogozhinasit.
Prej ditësh lajmiështë raportuar në medie, ndërsa sot vjen konfirmimi i shumëpritur. Sulmuesi 28-vjeçar shkëlqeu me Egnatian këtë gjysmësezoni duke shënuar 6 gola e 2 asiste në 17 ndeshje, një faktor i rëndësishëm për rrogozhinasit të cilët kryesojnë kampionatin.
Largimi i tij nuk e kap të papërgatitur klubin, i cili ka zyrtarizuar 3 sulmues, Montenegro, Doukou dhe Gjata. /newsport.al/
View this post on Instagram