Kukësi ka nisur me pastrimet. Lojtari i rradhës që largohet nga verilindorët është Blerim Sahitaj. Lajmin e zbulon vetë klubi i cili me një postim në rrjete sociale njofton largimin e lojtarit nga skuadra.
“Klubi ka mbyllur bashkpunimin me futbollistin Blerim Sahitaj! Klubi e falenderon per kontributin edhe i uron suksese ne karrieren e tij”, shkruan klubi.
Sahitaj nuk la shenjë me fanellën e Kukësit duke luajtur vetëm në 4 ndeshje këtë sezon, port ë përkthyera në vetëm 164 minuta. Megjithatë, në këto minuta, anësori i majtë ia ka dalë të dhurojë edhe një asist në fitoren 2-1 ndaj Erzenit në javën e 7-të të Superiores. /newsport.al/