Macron thirrje Izraelit: Shmangni çdo përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar qeverisë izraelite që “të shmangë çdo sjellje” që mund të çojë në “përshkallëzim”, “veçanërisht në Liban”, pas sulmit që i atribuohet Izraelit  në Bejrut, ku u eliminua komandanti i dytë i Hamasit, tha ai.

Ai foli me telefon me ministrin izraelit Benny Gantz, një anëtar i qeverisë së Benjamin Netanyahut gjatë kohës së luftës, theksoi se ishte “e nevojshme të shmanget çdo sjellje që mund të çojë në përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Numri dy i Hamasit, Saleh al-Aruri, u eliminua në një sulm që i atribuohet Izraelit në një periferi të Bejrutit, njoftoi lëvizja islamike palestineze dhe burime pranë autoriteteve libaneze.

Kjo ishte hera e parë që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës, pothuajse tre muaj më parë që një sektor i kryeqytetit libanez u vu në shënjestër.

Ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa u ndëshkuar”, tha fraksioni i Hezbollahut libanez, një aleat i Hamasit.

Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, nga ana e tij, akuzoi Izraelin se po përpiqet të tërheqë Libanin në “fazën e re të konfliktit”.

Gjatë bisedës së tij me Benny Gantz, Emmanuel Macron bëri thirrje për një përpjekje për të shpallur një “armëpushim të përhershëm” midis Izraelit dhe Hamasit, “me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë”, gjatë presidencës franceze.

Ai rishprehu gjithashtu, “shqetësimin e tij shumë të fortë përballë numrit veçanërisht të rëndë të viktimave midis civilëve dhe situatës së krizës humanitare në Gaza”, ndërsa ripohoi edhe një herë “angazhimin e Francës për sigurinë e Izraelit


Shtuar 3.01.2024 08:08