Prej ditësh, ka nisur të shpërndahet bonusi për familjët me ndihmë ekonomike dhe fëmijët me aftësi të kufizuar, që qeveria e mundësoi në prag të festave të fundvitit.
Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale,Albana Koҫiu, këto kategori do të mund ta tëheqin atë dhe në fillim të janarit.
“Janë 50 mijë lekë të cilat ofrohen për personat me aftësi të kufizuar dhe për familjen me ndihmë ekonomike. Një fokus i veçantë vjen te fëmijët, duke mbështetur fëmijët në familjet e ndihmës ekonomike dhe fëmijët me aftësi të kufizuar me një vlerë 10 mijë lekë”
Përveç paketës së solidariteteti për këto familje, mbështetja do të vijojë dhe në forma të tjera.
“Integrimi social i tyre në shoqëri, përkrahja dhe mbështetja për punësimin, arsimi profesional dhe gjithëpërfshirja e kësaj kategorie në jetën sociale dhe kulturore të vendit”.
Sipas vendimit të qeverisë, në Paketën e Solidaritetit prioritet kanë 36 mijë familje me fëmijë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët do të marrin një bonus prej 10 mijë lekë.
Po kështu, do të përfitojnë kete vlere, 15 mijë fëmijë me aftësi ndryshe si dhe 400 fëmijë në kujdestari alternative.
Ndërsa bonusin prej 5,000 lekë do ta përfitojnë 28 mijë familje e tjera të skemës së ndihmës ekonomike dhe 57,900 individë me aftësi të kufizuara.