Edhe pse kontrata i skadon vitin tjetër, sulmuesi Ousmane Dembele mbetet i qetë për të ardhmen.
Francezi do negociojë rinovimin e kontratës me klubin që dëshiron ta mbajë, por i kërkon zbritjen e pagës.
Në rast që nuk e pranon, atëherë Dembele do shohin ta shesin në verë.
“Nuk e di, do shohim. Do takohemi me drejtorët e Barcelonës. Ka ende shumë kohë, nuk jam në nxitim. As ata nuk janë. Do shohim çfarë do ndodh.
“Jam plotësisht i fokusuar në Euro 2020. Pastaj do shkojë në pushime dhe do shohim çfarë do ndodh pas një sezoni të gjatë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Juventus dhe Liverpool kanë interesim për Dembelen.