Bankieri Artan Santo u vra pranë bankës së tij në Bllok nga dy persona me motor pak vite më parë.
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka deklaruar në Opinion se rihetimet për një dosje nuk nisin asnjëherë nëse nuk ka element të rinj që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
“Në duhet të heqim dorë dhe ju si media dhe ne si prokurorë dhe Gjykata në vetvete dhe opinioni mbarë nga të veshurit e Prokurorisë me përdorimin sepse në këtë mënyrë nuk lini prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë punën e tyre.
Ne po flasim për një ngjarje më të frekuentuar të Tiranës dhe më të mbrojtur dhe është një lloj sfide për çdo prokurorë që merret me këtë çështje”-tha Imeri.
Ka detaje të reja për çështjen “Santo”?
Çdo rifillim i një çështje bëhet në bazë të një plani të mirëstudiuar kur dalin element të rinj që mund ti shfrytëzojmë për të gjetur autorin.