Tottenham vazhdon të punojë për të përmirësuar skuadrën. Klubi anglez, i cili vazhdon të ngjitet në krye të tabelës së Premier League, është fokusuar në shtimin e pjesëve të rejaa që do ta ndihmojnë atë të bëjë një hap përpara për të ardhmen.
Sipas informacioneve nga “The Sun”, Tottenham është duke punuar shumë për të finalizuar ardhjen e talentit 18-vjeçar nga Antwerp, Arthur Vermeeren, i cili këtë sezon në 31 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 6 herë.
I njëjti burim informacioni bën me dije se Tottenham mund të paguajë rreth 30 milionë euro për lojtarin dhe duan ta lejnë në skuadrën aktuale ku ai është në formën e huazimit deri në fund të sezonit. /abcnews.al