Ish-vend depozitimi i plehrave në Belsh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Mësohet se zjarrëvenia ka qenë e qëllimshme. Dyshohet se kanë qenë pikërisht disa persona që i kanë vënë zjarrin pikës së grumbullimit e cila është e mbyllur që nga viti 2017.
Tymi ka mbuluar zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll.