Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, me anë të një video në “Facebook”, ka ndarë pamje teksa ka nisur rikonstruktimi i godinës.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjesi dhe me punën që ka nisur për transformimin e godinës së kinemasë në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Transformimi nisi pasi Bashkia e Shkodrës, rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit.
Kontrata e qirasë ndërmjet kësaj shoqërie dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020.
Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit.