Përmbytje masive në Gjermani, prekin disa pjesë të vendit

Shirat e dendur në Gjermani, kanë shkaktuar përmbytje duke prishur jetën e përditshme në disa pjesë të vendit.

Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Ministër-president i shtetit Thuringia, Bodo Ramelow, tha se shpreson që të gjithë të prekurit nga shiu i dendur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Po ashtu, një shtëpi me të moshuar në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve.

Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët, njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.

Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia, lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser.

Zyra Meteorologjike e Gjermanisë, ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.


Shtuar 26.12.2023 08:43