Araujo nuk pranon largimin nga Barça, Bayern Munich tenton ta bind

Ronald Araujo është një nga lojtarët e shumë kërkuar nga ekipet big. Mbrojtësi është një pikë kyçe në formacionin e Barcelonës dhe një nga liderët e katalanasve.

Araujo kërkohet me këmbëngulje nga Bayern Munich, me Thomas Tuchel që e shikon sit ë rëndësishëm për skemat e tij. Madje ka qenë vetë timonieri i bavarezve që ka telefonuar qendërmbrojtësin për ta bindur të kalojë në Mynich.

Por sipas “Sport” bëhet me dije se Araujo e ka refuzuar diçka të tillë pasi dëshiron të jetë pjesë e Barçës dhe për momentin nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Në këto kushte duke parë një situatë të tillë, kampionët e gjermanisë po tentojnë me një ofertë të majme për të binsur 24-vjeçarin. Shifra ende nuk bëhet e ditur, pasi drejtuesit po bëjnë gati ofertën me të cilën tentojnë të “joshin” Araujon. /Newsport.al/


Shtuar 25.12.2023 11:11