Janë katër shenja që duhet të kenë më shumë kujdes gjatë muajit Qershor pasi do të ndikohen për shkak të Mërkurit të kundërt që do t’ua bëjë të vështirë marrjen e vendimeve dhe komunikimin.
Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina”zbuloi se cilat janë ato, duke përmendur edhe data që konsiderohen si më me fat dhe cilat më me pak fat për muajin e Qershorit.
“Jeni të gjithë të gatshëm së bashku me diellin e Verës, për të patur rikthimet,përmbysjet, hamendësimet, pasiguritë, por për një gjë duhet të jeni të sigurt:
Nëse nuk jeni të vendosur për diçka ose nuk e keni të qartë idenë, mos merrni vendime, të paktën deri në datën 22 Qershor.
Kjo për shkak të Mërkurit të kundërt në Binjak dhe që ndikon në diagonalen Binjak-Shigjetar, është një faktor shumë ndikues në mënyrën e komunikimit, në shkresa, në dokumentacione, në udhëtime, në bashkëpunime me jashtë, pra në fusha që na prekin të gjithëve.
Diagonalja më e ndikuar do të jetë Binjak-Shigjetar dhe Virgjëreshë-Peshq.
Këta të katërt ndoshta do ta kenë pak lart-poshtë muajin dhe me pak ngatërresa, kështu që të jenë të vëmendshëm në jetën personale dhe ekonomike.
Një lajm i mirë na vjen nga Afërdita që futet në Gaforre, pasi fillon nostalgjia, ndjenja familjare, por këtë vit kemi fatin që bën një lidhje trekëndëshe me Jupiterin i cili ka hyrë në Peshk.
Një datë e vështirë mund të jetë data 5, por që mund të kthehet në favorin tuaj dhe të bëhet një datë shumë e mirë, ashtu si mund të bëhet shumë e keqe.
Ka dy ndikime shumë të këqija planetare që duhet t’i kemi në vëmendjen tonë, shkruan “tvklan.al.
Gjithashtu, duhet patur kujdes data 14 pasi do na rikthejë disi në Dhjetorin e 2020 sepse Saturni në Ujor bën një lidhje shumë të vështirë me Uranin në Dem.
Është një periudhë sociale e rëndësishme, jo vetëm individuale që mund të na kthejë në disa ngjarje të Dhjetorit të 2020″, u shpreh Meri Shehu.