Sulmi ajror Izraelit në Gaza, të paktën 14 të vdekur

Sulmi ajror i Izraelit, vrau të paktën 14 persona, në një zonë veriore të territorit palestinez. Zyrtari i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, shprehet se një sulmi i sotëm i Izraelit vrau të paktën 14 persona, “kryesisht gra dhe fëmijë dhe nëntë persona të lënduar pas sulmeve ajrore”.

Munir Al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i tha CNN se viktimat ishin pasojë e një sulmi ajror në Jabalya në veri të Gazës.

Ai po fliste nga një objekt i improvizuar mjekësor pasi shumica e spitaleve janë jashtë funksionit në Rripin e Gazës.

“Deri në këtë moment kemi pranuar 14 trupa, kryesisht gra dhe fëmijë dhe nëntë persona të lënduar pas sulmeve ajrore në dy shtëpi në Jabalya Veriore”, tha zyrtari, ndërsa shtoi gjithashtu, se Shtëpitë kanë pritur shumë banorë të zhvendosur nga zona. Sulmi ajror ndodhi rreth orës 7:00”.


Shtuar 16.12.2023 13:24