Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i bindur se skuadra e tij nuk do të mposhtet përballë Liverpoolit në Anfield të dielën, pavarësisht humbjes 7-0 atje sezonin e kaluar.
Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për përsëritjen e historisë kundër Liverpoolit të dielën, Ten Hag u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp para ndeshjes: “Jo [nuk jam i shqetësuar]. Ne do të nxjerrim një ekip që mund të sfidojë dhe do t’i përgatisim në mënyrën më të mirë që mundemi. Ne kemi besim se mund të nxjerrim një ekip që mund të fitojë.”
Ten Hag shtoi: “Nuk e kam parë sezonin e kaluar se ishim të frikësuar atje. Ishte një përvojë e keqe, por nuk është e ngjashme, ju filloni përsëri. Vitin e kaluar, pjesën e parë ne luajtëm shumë mirë dhe u goditëm menjëherë pas pjesës së parë, pastaj u rrëzuam.” – Shkruan Albeu.com