Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, 16 vjeçari godet me thikë dy persona dhe largohet nga vendngjarja

Një 16-vjeçar ka goditur dhe plagosur me thikë dy 18-vjeçarë gjatë një sherri që ndodhi ditën e sotme në Tiranë në rrugën Asim Vokshi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 për motive të dobëta.

Dy të lënduarit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili menjëherë pasi i ka plagosur është arratisur.


Shtuar 15.12.2023 17:40