Aksident zinxhir në Pogradec, autobusi përplaset me dy makina

Një aksident me tre automjete të përfshira ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Dy makina dhe një autobus të cilat po lëviznin në të njëjtin sens janë përplasur me njëra tjetrën në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec.

Siç raporton policia ka qënë autobusi i pari dhe pas tij mjetet e tjera të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga aksidenti u krijua trafik ndërsa policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe po punoi për të mbarvajtur situatën me mjetet që kishin krijuar trafik.

Nga të dhënat e para sipas informacioneve nga policia dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve.


Shtuar 15.12.2023 17:26