Policia ka zhvilluar një aksion në Tiranë, në zonën e Selitës së vjetër, ku ka vënë në pranga 4 persona.
Burimet bëjnë me dije se policia ka zbuluar një “shtëpi bari” në Tiranë ku kultivohej drogë me llampa.
Në pranga kanë rënë shtetasit: Gerhard Duro, Skënder Ismaili, Ervin Shametaj dhe një person tjetër.
Zbulimi i laboratorit të drogës u bë pasi policia ndaloi mjetin e Shametajt dhe gjeti aty disa kubikë me lëndë narkotike, dhe më pas nisën hetimet e mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISE:
Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.
Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona. Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
/albeu.com/