Ministria e Shëndetësisë e Hamasit akuzoi sot ushtrinë izraelite se ka nisur një sulm ndaj një spitali në pjesën veriore të Rripit të Gazës, i cili ka qenë nën bombardime dhe rrethim prej ditësh.
Forcat izraelite filluan një sulm në spitalin Kamal Atwan pasi e rrethuan dhe bombarduan për ditë të tëra, tha Ashraf al-Kudra, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.
Ushtria izraelite po mbledh burrat, përfshirë personelin mjekësor, në oborrin e spitalit dhe ne kemi frikë se stafi mjekësor do të kapet ose do të vritet, shtoi ai.