Po kthehej nga puna, ky është biznesmeni që u qëllua për vdekje në Tepelenë

Personi që shihni në foto është Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë në mes të qytetit të Tepelenës.

54-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mësohet se Selimi, ishte pronar i një biznesi në Tepelenë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit/ve.


Shtuar 1.06.2021 22:08