Presidenti Begaj reagon për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Lamtumirë “Nder i Kombit”!

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Kabashi ngriti peshë sallat ku performoi dhe mbajti të gjallë dashurinë për artin te njerëzit.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi!

Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan Begaj.

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit e ka bërë familja e tij.

Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.


Shtuar 5.12.2023 09:17