“Erdhi te ditëlindja ime”, aktorja e njohur kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin:

Aktorja e njohur Aishe Stari ka kujtuar takimin e saj të fundit me aktorin e mirënjohur Mirush Kabashin, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeare.

Ajo tregoi se herën e fundit ishin takuar për ditëlindjen e saj, ndërsa takoheshin çdo javë në Durrës.

“Erdhi te ditëlindja ime pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishin ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë”, tha ajo në emsionin “Vila 24”.

“Bashkëpunimi i fundit mëgjithatë me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi”, tha ajo e prekur.


Shtuar 5.12.2023 09:20