Ishte vetë Kozaku ai që njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka publikuar pamjet teksa makina e tij digjet dhe ka deklaruar se nëse shteti nuk e gjen autorin, do e gjejë vetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.