EMRAT/ Përplasi policin në vijat e bardha, shoferi po drejtonte makinën i dehur

Antonjo Frroku është shoferi që ka aksidentuar policin Maringlen Allka mbrëmjen e sotme, 30 nëntor.

Ngjarja ka ndodhur teksa polici ishte duke kaluar vijat e bardha para Drejtorisë së Policisë në Durrës. Shoferi është arrestuar ndërsa rezulton se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.11.2023 19:52