Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj të enjtjeje në Kamëz, ku një i moshuar pas një konflikti ka vrarë me armë zjarri një 55-vjeçar si dhe ka plagosur një tjetër.
Sipas policisë Maliq Marku, rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri Shefqet Hasën, rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur Besim Keçën, rreth 50 vjeç.
Shtetasi Besim Keçën, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Njoftimi:
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.