Policia ishte në dije të zënkave mes fqinjëve në Kamëz, shefi i komisariatit: 70-vjeçari qëlloi me armë pas debatit, ishin në konflikt prej 3 vjetësh

Një ngjarje e rëndë tronditi mbasditen e sotme zonën e Laknasit në Kamëz, ku një i moshuar vrau fqnjin e tij dhe plagosi një tjetër.

AlbEu.com raportoi më herët se 70 vjeçari Maliq Marku qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në drejtim të fqinjëve të tij, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën si dhe plagosi Besim keçën.

Ndëkrohë shefi i komisariatit të Kamzës, tha për mediat se Marku u arrestua në banesën e tij dhe arma e krimit mbahej nga ai pa leje.

Shkak për konfliktin u raportua se ka qenë një kanal i ujërave të zeza që kalonte pranë banesave të tre personave të përfshirë në rast.

Po ashtu mësohet se konflikti mes tyre daton rreth 3 vite më parë dhe se policia ka pasur dijeni për zënkat e mëparshme mes fqinjve.

Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta.

Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, u shpreh shefi i Komisariatit të Kamzës.


Shtuar 30.11.2023 16:36