Mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 28 vite burg Ilir Selmani

Ilir Selmani, është dënuar me 28 vite burg nga Apeli i Posaçëm. Ai akuzohet se mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santjago Malko.

Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz.

Ai u qëllua teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën Xhanfize Keko.

Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e djegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.

Deri në vitin 2014 Malko kishte qenë polic, por më pas ishte larguar nga detyra.

Selmani, njihet ndryshe edhe si “boksieri”, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”./albeu.com


Shtuar 16.11.2023 13:34