Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes një prej elektricistëve në Gjirokastër

Elektricisti Gëzim Çabej i cili mëngjesin e sotëm ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike, ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Gërhot. Ai është transportuar 2 orë më parë me helikopter drejt kryeqytetit pas rendimit të gjendjes shëndetësore. Bëhet e ditur se elektricisti i ndjerë kishte hemorragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme. Transportimi i tij në Tiranë ishte mundësia e fundit për t’u normalizuar.

Çabej është elektricisti i katërt i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës gjatë 4 muajve të fundit.


Shtuar 31.05.2021 18:46