Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Kldian Rasha.
Mësohet se shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtarit, Bedri Qorri. Ndërkohë seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.
Mbi ish-efektivin e forcave shqiponja Nevaldo Hajdaraj rëndon akuza e vrasjes me deshje teksa sipas hetimeve arma e gjetur afër vendngjarjes nuk i përket të ndjerit.