Rama premtime nga Shkodra: Po vijnë vaksina të tjera

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër, nga ku ka folur për procesin e vaksinimit, duke dhënë lajmin se shumë shpejt do të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash anti-Covid.

Sipas Ramës, me ardhjen e kësaj sasie vaksinash do të nisë vaksinimi te moshat mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.

“E rendesishme eshte qe te rrisim intesitetin, te vaksinojme dhe te ulim hallkat e zinxhirit te infektimeve dhe te lehtesojme sezonin turistik si fillim. Besoj qe do kemi me ne fund lajme te tjera te mira dhe do kemi ne disponim sasi te konsiderueshme vaksinash per tu shtrite shume fort pertej ketyre kategorive per te marre mbare gjithe kategorine tek mosha mbi 60 dhe pastaj per te vazhduar nen 60 me ate objektiv qe thashë”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 11:58