Rrëzohet avioni ushtarak amerikan në Mesdheun Lindor, i paditur fati i personave në bord

Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në Mesdheun Lindor gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi sot Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM).

Ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe nuk dihet akoma fati i tyre.

“Në mbrëmjen e 10 nëntorit, një avion ushtarak amerikan që kryente operacione stërvitore në Mesdheun Lindor u përfshi në një aksident dhe u rrëzua”, thuhet në deklaratë.

“Ne mund të themi me siguri se fluturimi ishte vetëm për qëllime stërvitore dhe nuk ka asnjë tregues të aktivitetit armiqësor,” shtoi EUCOM. Nuk janë bërë me dije detaje për llojin e avionit dhe as për destinacionin e tij.


Shtuar 12.11.2023 09:26