GJKKO dënoi me tre vite burg policin Sokol Canameti i cili u gjet fajtor pasi i kërkoi 2 mijë euro një personi që e kishte kapur me drogë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Canameti pëfitoi ulje të dënimit duke bërë që GJKKO ta “vulosë” me 2 vite burg fatin e tij, ndërsa për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike.
Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg shërbim prove Erjon Kuzarin dhe Flatin Kuzarin
Përmes një njoftimi për median SPAK informoi sot se më 24 korrik 2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:
Sokol Canameti, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal;
Erjon Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe,
Flatin Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal.