U bë një muaj që kur Hamasi sulmoi Izraelin. Ndërkohë, përballë këtij konflikti dhe bombardimeve izraelit në Gaza, OKB-ja e ka dënuar vazhdimisht dhunën brutale dhe ka kërkuar lirimin e pengjeve. Kështu bëri sërish sot sipas BBC.
Por zyrtarë të lartë të OKB-së, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kanë zemëruar gjithashtu Izraelin duke teksa sëfundmi kanë bërë paralajmërime të forta se mund të jemi përballë krimeve të luftës në Gaza.
Privimi i civilëve nga uji, ushqimi dhe energjia elektrike është shkelje e ligjit ndërkombëtar, thotë OKB. Po ashtu edhe sulmet ndaj spitaleve – edhe nëse Izraeli dyshon se luftëtarët e Hamasit fshihen atje.
OKB-ja dëshiron që të gjitha palët, në të gjitha konfliktet, t’i binden ligjit ndërkombëtar. Por ajo që agjencitë e saj të ndihmës duan më shumë tani është aksesi në Gaza, ku mijëra civilë janë të uritur, të etur dhe të pastrehë – dhe ku, tha OBSH sot, 160 fëmijë vriten çdo ditë.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse OKB ka apo jo ndonjë ndikim në qeverinë e Izraelit teksa diplomatët izraelit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Guterres pas thirrjeve të tij për armëpushim dhe dënimit të bombardimit të civilëve.
Siç raportuam më herët, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk është në një turne pesë-ditor në Lindjen e Mesme. Por zyra e tij thotë vetëm se ai ka kërkuar të vizitojë Izraelin dhe Gazën, ndërsa nuk dihet nëse do të lejohet ta bëjë këtë. /albeu.com