Një qytetare iu drejtua ish-kryeministrit Berisha teksa po fliste për gazetarët para godinës së Kuvendit duke i kërkuar llogari për marrëveshjen e prillit 2008, nga e cila rrodhën ndryshimet Kushtetuese që çimentuan forcën e kryetarëve mbi partinë dhe listat e deputetëve.
Ajo tha se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.
Biseda mes tyre:
Qytetarja: Zoti Berisha kam një pyetje për ju, diktatura ka filluar sot apo që në 2008?
Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje dhe të përgjigjem për të gjitha.
Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.
Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim
Qytetarja: Ju keni kapur televizorin!
Berisha: Ajo ka një hall
Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore kudo.
Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.
Qytetarja: Nuk di kë të takoj.
Berisha: Shkruaj një letër
Qytetarja: Ju keni qenë deputet, ju keni firmosur marrëveshjen 2008 me Edi Ramën, që i keni marrë të drejtën shqiptarëve, vetëm ju zgjidhni deputetet.
Berisha: Unë mendova mos kishe ndonjë hall personal, këto shko futu në një parti dhe zgjidhi. /albeu.com