Lufta Izrael-Hamas, SHBA dërgon 300 trupa të tjera në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 300 trupa të tjera në Lindjen e Mesme , duke përfshirë specialistë të komunikimit dhe asgjësimit të mjeteve shpërthyese, njoftoi sot Pentagoni.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder tha se trupat do të largohen nga Shtetet e Bashkuara, por nuk do të jenë në Izrael.

“Ato kanë për qëllim të mbështesin përpjekjet rajonale të parandalimit dhe të përmirësojnë më tej aftësitë tona të mbrojtjes së forcave,” tha Ryder.

Ai shtoi se këtë muaj ka pasur 27 sulme kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri. Konkretisht, në dy javët e fundit, forcat amerikane janë sulmuar 14 herë në Irak dhe 9 herë në Siri, sipas Pentagonit.


Shtuar 31.10.2023 22:08